U lëndua duke skijuar në Kodrën e Diellit, shtetasja austriake me helikopter dërgohet në Shkup (Video)

Shpërndaje

Një gruaja nga Austria e cila u shpëtua me helikopter pasditen e sotme në Kodrën e Diellit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi nga policia:
Një person i lënduar në Kodrën e Diellit është transportuar me helikopter policor në Qendrën Klinike në Shkup.
Sot (02.03.2024) pas marrjes së kërkesës nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, një helikopter Mi 171 i Njësisë së Helikopterëve për Qëllime Policore pranë Departamentit të Njësive të Aviacionit të MPB, ka transportuar një të lënduar nga zona “Orlov Kamen”. të Sharrit në Qendrën Klinike ku i është dorëzuar personelit mjekësor për ndihmë. Personi është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe i është dorëzuar stafit të spitalit.