Xhudistja Erza e bronztë në Poloni

Shpërndaje

Kuka shprehet i kënaqur për suksesin e Erzës Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kupen Evropiane për Kadet në Bielsko Biala në Poloni. Muminoviq ka mposhtur hungarezen Rebeka Kosgezi në kategorinë 48 kilogramë.

Pas fitores, trajneri Driton Kuka ka deklaruar se performanca e Erzës po ngritet dhe shpreson që ajo do të ketë suksese të mëtutjeshme.

“Erza Muminoviqi e bronztë kategoria 48 kg! Fiks 6 luftëra të forta prej tyre 5 fitore ju deshen për medalje e pësoj nga Japonezja e cila e ndali drejt të artes … Performansa e Erzes po ngritet dhe besojmë që në Evropian muajin e ardhshëm si dhe në Lojërat Evropiane për të rinj do jetë kandidate për medalje! Neser garon Fatjona Kasapi në 57 kg dhe nese do e jep maksimumin realisht ka gjasa të kthehet me medalje! Përndryshe Erza Muminoviqi është Sportistja e parë dhe e vetme e shtetit tonë me Medalje Olimpike për të reja të fituar vitin e kaluar në Buenos Aires.”, ka shkruar Kuka në Facebook./21Media