Argjentina fton Icardin, Messi nuk është në listën e Scalonit

Shpërndaje

Dy sulmuesit e Interit, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez do të jenë në skuadrën e Argjentinës bashkë me Giovanni Simeone dhe Paulo Dybala
Argjentina do të zhvillojë dy ndeshje para sezonale miqësore me Guatemalën dhe Kolumbinë.

Seleksioni i ri është bërë nga trajneri Lionel Scaloni, që është krejt i ndryshëm nga paraardhësit e tij.

Icardi nuk ishte ftuar në Botërorin e Rusisë pavarësisht që fitoi çmimin “Capocannoniere” te Serie A sezonin e kaluar.

Tani përpos që është ftuar ai, selektori i ri ka ftuar edhe Lautaro Martinezin që ju bashkua atij në San Siro.

Për pos kësaj, Argjentina ka ftuar edhe sulmuesin e ri të Fiorentinas, sulmuesin Giovanni Simeone – që është djali i trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone – dhe yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Në sezonin e tij të parë Cholito Simeone me Argjentinën U-20 ka shënuar 10 gola në 20 paraqitje.

Më parë mediat kishin raportuar se Messi nuk do të paraqitet në ndeshjet miqësore të Argjentinës dhe për këtë ishte marrë vesh më parë me federatën e Argjentinës.

Ky është formacioni i Argjentinës: Romero, Rulli, Armani; Mercado, Acuna, Funes Mori, Pezzella, Salvio, Tagliafico, Kannemann, Franco, Di Placido, Bustos; Meza, Vargas, Cervi, Vazquez, Lo Celso, Paredes, Ascacibar, Battaglia, Palacios, Gonzalo Martinez; Pavon, Angel Correa, Lautaro Martinez, Icardi, Simeone, Dybala.