Xherdan Shaqiri zbulon të ardhmen gjatë festës së Liverpoolit

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri e fitoi për herë të dytë në karrierë Ligën e Kampionëve, pas triumfit të mbrëmshëm të Liverpool ndaj Tottenham.

Ylli zviceran e fitoi trofeun e njëjtë edhe në vitin 2013 me Bayernin, kur mposhtën në finale Dortmundin.

Gjatë paradës së sotme të Liverpool, futbollisti nga Zhegra u pa tejet i lumtur, ani pse nuk luajti asnjë minutë në finalen e ‘Wanda Metropolitano’, përcjell lajmi.net.

Shaqiri gjatë festës ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Liverpool edhe sezonin e ardhshëm.

“Është kjo për çfarë keni ardhur në Liverpool? Po”, pohoi fillimisht 27-vjeçari.

“Ky klub duhet të fitojë trofe, dhe është bukur të fillosh me këtë apo jo. Vitin tjetër do të tentojmë sërish dhe gjithashtu do të tentojmë edhe Premierligën”.

“Ëndrra ime është ta fitoj Premierligën me këtë klub”, deklaroi Shaqiri.