Zaev: Valon Bela “flet kot”, kuptoi se do të shkarkohet

Shpërndaje

Kryeministri pohon se në frymën e rikonstruimit të Qeverisë ishte edhe shkarkimi i ish drejtorit ekonomik të Klinikës së Gjinekologjisë, Valon Bela. Sipas tij, Bela e ka kuptuar se do të shkarkohet dhe për këtë ka vepruar në atë mënyrë, mirëpo shton se problemet me Belën datojnë qysh prej kohësh. Kurse sa i përket publikimeve të Valon Belës për indice të keqpërdorimeve në atë klinikë, Zaev tha se kjo çështje do jetë në duart e organeve të hetuesisë.

“Me Valon Belën , apo nuk e dijë saktësisht se si quhet drejtori ekonomik, problemet janë të mëhershme. Ai është në mesin e atyre drejtorëve që ishin pjesë e debatit për ndryshime. Ai me siguri kur ka kuptuar se do të shkarkohet, ka marrë një veprime të tillë. Pjesën e disa rasteve për implikime në kriminalitet, organet e hetuesisë do të kontrollojnë, duke filluar nga Zoran Zaevi dhe vazhduar tutje në hierarkinë e ekzekutivit. Thelbi për të vepruar kështu nga drejtori, ka filluar atëherë kur e kanë njoftuar njerëzit e tij se do të shkarkohet. Për këtë arsye ministri ka vendosur që me automatizëm të shkarkojë të njëjtin, pasi që drejtori ekonomik i Gjinekologjisë filloi të fliste gjëra koti dhe nuk mundeshin të parashikohen veprimet e tija. Nuk guxojmë të lejojmë asnjëri të bëj lojëra me institucionet dhe me pozitën që i është besuar” ka theksuar Zoran Zaev, Kryeministër.

Ndryshe, Valon Bela u shkarkua nga ministri i Shëndetësisë vetëm një ditë pasi bëri publike disa dokumente me të cilat sipas deklarimeve të Belës ishin bërë keqpërdorime dhe keqmenaxhim nga drejtoresha Vikorija Jovanovska.