ASH: BDI në 17 vjetorin e saj – kokëulur dhe fytyrë të zymtë!

Shpërndaje

Datat e festave të ditëlindjeve dhe përvjetorëve përbëjnë gëzim, por kjo nuk ndodhi në përvjetorin e 17 të BDI-së.

Fytyra të zymta u panë në atë takim të BDI-së e cila disa herë me ftesa speciale kishte ftuar zyrtarët dhe aktivistet e tyre, të cilët nuk i ishin përgjigjur ftesës.
Publikimi i përgjimeve të fundit të kreut të BDI-së, si duket i kishin befasuar dhe demoralizuar vetë aktivistët e BDI të cilët patën rastin ta dëgjojnë liderin e tyre ndryshe nga ajo që e kishin dëgjuar më parë, por me fytyrë të vërtetë.

Është e vështirë që sot lideri i BDI z. Ali Ahmeti ta paraqesë më të ardhmen e BDI-së për 20 vitet e ardhshme ashtu siç pretendojnë ta bëjnë atë, sepse vetë i kanë ditët e numëruara në politikë.
BDI sot dukej më e lodhur se kurrë, e vetmuar karshi popullit, sot ajo shikohet me frikë, sot ajo po kalon krizën më të rëndë politike, sepse është vetë goditur në moralin e saj të funksionimit dhe të politik bërjes