“El Cheka” vazhdon me publikimin e e përgjimeve , 62 ditë për Zaevin dhe Ahmetin të zbardhet rasti “KUMANOVA”

Shpërndaje

Sheqerim Ahmeti I njohur si “El Cheka” vazhdon me publikimin e “bombave” të reja pavarësisht bllokimit të profileve në Fesjbuk pas ndërhyrjes së institucioneve të cilët konsiderojnë se ai po bën vepër penale.

Në profilin e tij në Facebook, i njohur si “El Cheka” ka postuar bisedat telefonike të zyrtarëve të BDI-së ku sërish protagonist kryesor janë kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e të tjerët. Kësaj radhe bisedat kanë në fokus rastet si “Brodecit” “Sopoti” e “Mon.stra”.

Ai nëpërmjet një statusi ju jep kohë 62 ditë Zaevit dhe Ahmetit të zbardhet rasti Kumanova dhe rastet e montuara për shqiptarët.

“O hetim ndërkombëtar për rastin e Kumanovës dhe të dënohen të gjithë për vrasjet dhe rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si njerëzit nga partia juaj o Zaev, Gruevski bashk me të vetit, si dhe Aliu, Musa dhe Thaçi me kllapën e tyre, ose ato duart e shkurtra do tu shkurtohen edhe një herë të gjithëve! Edhe 62 dit, mendohuni! Ndërsa Padit mbani për vete prokurori vrastare, ata nuk kanë vend tek un!” shkruan EL Cheka.