Universiteti i Tetovës sot shënon 25 vjet nga themelimi

Shpërndaje

Përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar një institucion të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, Qeveria e Maqedonisë i kundërshtoi ashpër. Më 14 dhjetor 1994, pak para fillimit me punë të Universitetit, qeveria dërgoi forca të shumta policore dhe me buldozerë e rrëzuan objektin ku parashihej të mbahet arsimi në kuadër të Universitetit të Tetovës, atëherë jolegal. Të irrituar nga sjellja brutale e policisë, shqiptarët e Tetovës dolën në protesta. Në përplasjet mes policisë dhe një pjese të demonstruesve kishte shumë të lënduar dhe një demonstrues u vra.

Universiteti Shtetëror i Tetovës u themelua më 4 qershor 1994 në kuvendin themelues të thirrur nga Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni, në cilësi të themeluesit, ndërsa iniciator dhe nënshkrues i dokumenteve për themelimin e Universitetit dhe për emërimin e organeve të përkohshme të universitetit ishte profesor Abdulla Mehmeti, kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë. Si universitet shtetëror mbetet i papranuar nga pushteti deri në janar 2004, kur u soll Ligji për krijimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.”