Greta Koçi përlotet gjatë intervistës, kjo është arsyeja
Greta Koçi ishte mysafirja e fundit në emisionin ‘E Diell’ ku ka folur rreth fëmijërisë së saj, shkruan lajmi.net.
Gjatë intervistës me Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari ajo tha se kishte kaluar një fëmijëri të qetë, ishte një llafazane por nuk bënte sherr.
Duke folur për jetën si fëmijë, për një çast në monitor i shfaqet gjyshja dhe ky ishte momenti ku këngëtarja plas vajin.
Bukuroshja shqiptare thotë se kishte pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të dhe se ishte një nga personat më të dashur për të.
Me lot në sy, ajo pranoi se largimin nga jeta e gjyshes së saj e kishte përjetuar shumë keq, sidomos muajt e parë.