Hahn: Vendimi për “datën” do të merret në tetor

Shpërndaje

Komisioneri për zgjerim Johanes Han konfirmoi se data për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut do të jepet në tetor. Ky afat është caktuar edhe si afati i fundit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Përsëri, BE-ja nuk ofron asnjë garancë për këtë përveç bindjes.

Unë s’mund të jap asnjë garancë por kam dëgjuar me kujdes vendet anëtare dhe qëndrimet e tyre dhe ata ishin me shumë vlerësime për Maqedoninë e Veritu. Jam i bindur dhe duhet të them se ishte një qëndrim i sinqertë nga ministri gjerman Mihajl Rot kur na thoshte se kanë një problem institucional meqë Bundestagu gjerman s’ka pasur kohë për t’u marrë me këtë qështje. Ne duhet të respektojmë institucionet demokatike sepse për këtë punojmë, për të zhvilluar institucionet demokratike në vendet partnere, prandaj duhet të respektojmë kur ndonjë nga vendet anëtare ka kështu qështjesh institucionale. Unë kam vetëm bindjen se vendet do të marrin datë në tetor- deklaroi Johanes Han.

Në pyetjen se a do ta konsideronte Han si më të drejtë ndarjen e vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Han u përgjigj.

Jo sepse procesi është në bazë meritash dhe të dy vendet kanë arritur atë për të cilën ne jemi marrë vesh- u përgjigj ai.