Ulja e papunsisë, ASH-ja mesazh Zaevit, mirë është të pushosh mos ua lajë kokën qytetarëve
Në mungesë të rezultateve të realta, në kohën kur Bashkimi Evropian në raportin e fundit tërhoqi vërejtjen për strukturë të prishur të tregut të punës në RMV, Kryeministri, Ministri i Ekonomisë e zëvendësa, ngushëllimin për dështimet e kërkojnë përmes numrash e përqindjesh për ulje të papunësisë dhe rritje ekonomike.
Kur deklaroni që shkalla e papunësisë në kuartalin e parë 2019/I, ka rënë në 17,8%, po keqpërdorni qytetarët që janë këtu, në emër të atyre që i detyruat ta braktisin vendin.
Çka ndodh realisht?!
Sipas Entit Shtetërorë për Statistika të RMV-së, nga 2018/I gjer në 2019/I, shkalla e punësimit shënon rritje për 2,3%, kjo për shkak se migrimi i punëtorëve ka detyruar punëdhënësit që në sigurim ti paraqesin punëtorët që nga dita e parë e punësimit, duke bërë që të rritet punësimi legal e jo për shkak të ndonjë mase qeveritare për rritje të punësimit.
Ndërsa nga 2018/I gjer në 2019/I shkalla e papunësisë ka rënë për 3,8%. Pra, punësimi rritet për 2,3% ndërsa papunësia zvogëlohet për 3,8%.
Ku janë 1,5% e qytetarëve të cilët nuk janë te shifrat e të punësuarve por që ndikojnë në uljen e shkallës së papunësisë.
Nga kjo përqindje e qytetarëve që i shfrytëzoni që dështimin ta shitni si arritje, 1 753 janë nga kategoria me shkollim universitar. Kjo pasi, nga kjo kategoria në të njëjtën periudhë janë punësuar 4 710 persona, ndërsa të papunësuar edhe më tej mbeten 35 642 persona me shkollim universitar.
Nëse për një vit vetëm 4 710 persona me shkollim universitar janë punësuar ndërsa papunësia për këtë kategori qytetarësh ka renë nga 42 105 persona në 35 642. Po për çdo vit po nga aq qytetarë me shkollim universitar?!
Bëni mirë të pushoni së lari kokën me akull qytetarëve. Kur rritja ekonomike dhe rënia e papunësisë të jenë të realta, s’do ketë nevojë të pritni publikime statistikash për triumfe pasi qytetarët e këtij vendi kanë aq sens sa ta hetojnë, ta ndjejnë dhe do reflektojnë me dëshirën për të qëndruar në vendlindje. Me krimin, korrupsionin e nepotizmin brenda qeverisë e pamundur të arrihet kjo.