Vuçiq bisedon sot me Merkelin për Kosovën

Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuç.iq, ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku temë kryesore e diskutimit do të jetë Kosova.

Sipas Tanjug, Vuç.iq këtë e bëri të ditur dje para gazetarëve në Bratisllavë, ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar GLOBEC.

“Çfarë tjetër mund të jetë tema e bisedës, përveç Kosovës. Do ta pyes për përkrahjen dhe ndihmën e Gjermanisë dhe investimet gjermane. Por, sigurisht që tema do të jetë Kosova”, tha Vuç.iq, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.