Xherdan Shaqiri: Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit (Foto)

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri ka mbetur i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit, trupi i së cilës u lokalizua 204 metra në thellësi të liqenit ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar në mbrëmje.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Florijana Ismailit, u lokalizua në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte zhdukur në Liqenin Como në Itali, pasditen e së martës,

Futbollistja me origjinë shqiptare e Kombëtares së Zvicrës dhe Young Boys ishte futur në ujë në liqenin Como të shtunën pasdite duke mos u rishfaqur më.

Shaqiri, një tjetër shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, është i tronditur nga ajo që ka ndodhur.