Argjentina e nis me humbje botërorin, Arabia Saudite merr fitore historike me përmbysje

Shpërndaje

Arabia Saudite ka fituar ndeshjen hapëse të ‘Katar 2022’ përballë Argjentinës.

Skuadra e Mesit edhe pse një prej pretendenteve kryesore, u mund 2-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, sauditët shënuan dy gola të shpejtë.

Al Shehri shokoi Argjentinën duke shënuar për 1-1 në minutën e 48’ të ndeshjes. Por, vetëm pesë minuta më vonë Al Dawsari realizoi për 2-1 duke e përmbsysur rezultatin.

Argjentina ishte në avantazh nga minuta e dhjetë me golin e Leo Messit nga penalltia, avantazh që nuk arriti ta ruante.