Flet Vasfije Krasniqi-Goodman pas kandidimit për deputete

Shpërndaje

Vasfije Krasniqi-Goodman, zëri i vik*timave të dhu*nës sek*suale gjatë luftës së fundit në Kosovë e cila do të kandidojë për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar për herë të parë pas kandidimit.

Me anë të një postimi në Facebook ajo thotë se kandidon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhu*nës sek*suale nga lufta e fundit në Kosovë.

“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetes një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua”.

“Siç edhe e keni kuptuar unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhu*nës sek*suale nga lufta e fundit në Kosovë”.

“Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi unë do të punoj me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!”

“Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputet në subjektit Vetëvendosje. Falënderoj secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni”, shkruan ajo, transmeton Klan Kosova.