Rama: Falë zhbllokimit të kanaleve kulluese dhe rehabilitimit të argjinaturave s’ka më përmbytje si në të kaluarën

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përmes disa fotove duke treguar gjendjen e shtratit të lumit Shkumbin gjatë ditës së sotme, edhe pas reshjeve të dendura gjatë dy ditëve të fundit ka treguar se aty nuk ndodhin më përmbytje si në të shkuarën edhe ku binte pak shi. Rama shkruan se përmes zhbllokimin e krejt infrastrukturës kulluese si edhe rehabilitimin e argjinaturave, lumi Shkumbin nuk përmbyt më fushat dhe arat rreth tij, edhe pse prurjet e ujit mund të jenë të mëdha.

“Në të shkuarën sasi reshjesh edhe më të pakta se sa këto të mëdhatë e ditëve të fundit, si rezultat i bllokimit shumëvjeçar të kanaleve kulluese dhe degradimit të argjinaturave, e nxirrnin Shkumbinin nga shtrati e i kthenin këto sipërfaqe në pasqyra ujore për ditë të tëra, duke shkaktuar dëme të mëdha. Kjo është pamja e Shkumbinit sot falë punës së madhe të bërë vitet e fundit, me zhbllokimin e krejt infrastrukturës kulluese si edhe rehabilitimin e argjinaturave”, shkruan Rama.