Reshjet e dendura të borës vështirësojnë qarkullimin në “Rrugën e Kombit”

Shpërndaje

Në Kukës kanë rinisur reshjet e dëborës duke vështirësuar situatën pasi për shkak të lagështirës në rrugë nga reshjet e mëparshme të shiut dhe temperaturave të ulëta krijohen ngrica, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por edhe qytetarëve.Reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet të lartë edhe në Rrugën e Kombit, ku kompania koncesionare ka nxjerrë borëpastruese për pastrimin e saj dhe kriposjen e aksit rrugor.Rruga e Kombit kalohet pa vështirësi ku janë duke punuar 20 borëpastruese dhe 13 mjete për kriposjen e rrugës.
Trashësia e borës ka qenë nga Fan- Tunel deri në Morinë si dhe Kukës-Tuneli i Kalimashit te rreth rrotullimi Kolshit deri te kilometri 60.Qarkullimi i mjeteve është i lire dhe pa probleme.Kukësi në dy ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut pati problematika në disa akse rrugore nacionale dhe rurale ku pati përmbytje dhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve e fryrje të lumenjve.