Kurti e Osmani takojnë Abdixhikun në konsultimet për formimin e institucioneve

Shpërndaje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun ku kanë diskutuar për formimin e institucioneve.

Takimi me Abdixhikun është i fundit që zhvillohet në kuadër të takimeve me partitë parlamentare.Abdixhiku në këtë takim është i shoqëruar nga Kujtim Shala.