Maqedoni

Pensionet e muajit mars do fillojnë të paguhen nga 29 marsi

Shpërndaje

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi pagesën e pensioneve për muajin mars 2021 duke filluar nga data 29 e këtij muaji. Qeveria obligoi Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore që të dorëzojë të dhënat në banka deri më datën 26.03, ndërsa bankat pensionet duhet t’i paguajnë duke filluar nga 29.03.2021. Po ashtu bankat do ta organizojnë pagesën e pensioneve në katër grupe për ata që nuk kanë kartela.

Për pensionet deri në 11 mijë denarë pagesa do të bëhet nga 29.03, për pensionet nga 11 mijë deri 14 mijë pagesa bëhet më 30.03, nga 14 mijë denarë deri 18 mijë denarë pagesa bëhet nga 31 dhe ata që marrin mbi 18 mijë denarë pagesa bëhet më 01.04.