Ahmeti: BDl-ja nuk matet me LSDM, por me NATO dhe G7 (Video)

Shpërndaje

Kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti në emisionin “Klan Debat” ka folur për agjendën e gjelbër që e promovoi javë më parë kjo parti, duke thënë se agjenda e gjelbër është e një rëndësie të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por i kanë kushtuar një pasues të tërë NATO-ja, G7, përcjell Nistori.

“Ky ribrendimi jonë na çon më afër NATO-s, sepse edhe NATO-ja dul me agjendë të gjelbër, do të thotë i përkushtoi një pasues të tërë agjendës së gjelbër. Tani edhe G7 doli pas nesh, do të thotë, kuptohet të gjithë këta kanë dal pas nesh. Përderisa ka dalë G7 pash nesh, derisa ka dal NATO-ja pash nesh, doli Edi Rama pas nesh, do të thotë që atëherë ne nuk matemi më me LSDM, por me NATO-n, G7”, ka deklaruar Ahmeti. (min. 23:50)