Kurti për fitoren e Distria Krasniqit: Me zemër jam me ju në Tokio
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Distria Krasniqin për fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimptike Tokio 2020.Kurit përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar ekipin kosovar që po i bën krenarë.“DISTRIA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar kryeministri.
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.Kosova për herë të dytë po paraqitet në Lojërat Olimpike. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi fitoi të artën në kategorinë deri 52 kilogram. Tani medalje ka edhe Distria, po ashtu atë të artën.