Messi telefonoi familjen për ta festuar fitimin e Kupës së Amerikës

Shpërndaje

Lionel Messi fitoi të dielën Kupën e Amerikës me Argjentinën, trofeun e tij të parë ndërkombëtar pas një karriere të bujshme.

Për 34-vjeçarin fitimi i një trofeu të tillë do të thoshte shumë dhe ai për asnjë moment nuk fshehu emocionet.

Pas përfundimit të ceremonisë për ngritjen e trofeut, Messi telefonoi familjen e tij për ta festuar suksesin së bashku.

Ai është parë duke biseduar me gruan e tij dhe fëmijët.