Rama: Pranimi i Shqipërisë për anëtare e përkohshme e KS të KB-së është suksesi më i madh diplomatik
Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi se pranimi I vendit të tij për anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, parqet suksesin më të madh diplomatik të vendit.
“Zgjedhja e Shqipërisë për herë të parë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk është vetëm sukses I madh, por më I madhi në raport me ndikimin në historinë e diplomacisë shqiptare dhe shkak për t’u kuptuar se Shqipëria mundet dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, posaçërisht për rajonin tonë. Në vendimin e 11 qershorit në Asamblenë e Përgjithshme me rëndësi më të madhe ishte fitimi I besimit nga 175 vende”, tha Rama në pritjen solemne të organizuar me rastin e pranimit të vendit të tij në KS.
Duke potencuar se Shqipëria është në mesin e 10 vendeve në botë sipas përfaqësimit në qeveri, theksoi gjashtë prioritetet e vendit gjatë periudhës së anëtarësimit.
“Nuk shkojmë atje vetëm për ta plotësuar vendin. Kemi prioritete, të cilat lëvizin nga barazia gjinore deri te tolerance fetare. Shqipëria do të angazhohet për barazi gjinore në nivel të sjelljes së vendimeve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare, promovimit të tolerances fetare dhe mbështetjes në luftën kundër terrorizmit dhe të gjitha formave të fundamentalizmit”, shtoi ai.
Disa nga prioritetet janë angazhimi për luftë kundër antisemitizmit dhe çfarëdo lloj forme të diskriminimit ndaj myslimanëve, për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike dhe për përforcimin e kredibilitetit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.
Rama e shfrytëzoi mundësinë për ta kritikuar BE-në për politikën e zgjerimit, duke deklaruar se ajo politikë është “det I trazuar për navigim” dhe se vetë anëtaret nuk arrijnë t’i mishërojnë vlerat evropiane që i përfaqësojnë.