RMV do të përballet me mot të keq, situata më kritike pritet të dielën dhe të hënën

Shpërndaje

Reshjet e mbrëmshme të shiut ishin të qeta mirëpo Maqedonia e Veriut të dielën pritet të përballet me reshje tjera të rrëmbyeshme, të shoqëruara me vetëtima, erë të fortë dhe breshër. Nga Enti hidrometeorologjik thonë se reshjet e shiut përfshinë pjesën veri-perëndimore të vendit.

Nesër, në orët e pasdites, në republikë do të kemi vetëtima, shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë dhe sërish në disa vende stuhi, por edhe breshër. Mot I ngjashëm do të mbajë edhe të hënën, i cili do të jetë jo stabil dhe me shit ë rrëmbyeshëm. Të martën reshjet do të ulen, më shumë do të jenë në pjesën jug perëndimore, ndërsa të mërkurën do të kemi ndryshim dhe ndërprerje të reshjeve – u shpreh Boris Sekiraski, Enti Hidrometeorologjik.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thanë për Alsat se të gjitha ekipet janë në terren për të kontrolluar kanalet në rast të bllokimit. Si pika më kritike paraqitet Ilindeni dhe Rashçe. Ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Parqet dhe Gjelbërimet u apelojnë qytetarëve të mos i parkojnë makinat nën pemë.