MaqedoniTop Lajme

Zaev: Xhaferi e shkeli kushtetutën që foli shqip në PE

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e ka shkelur kushtetutën kur ka folur në gjuhën shqipe në sesionet në kuadër të Parlamentit Evropian, vlerëson kryeministri Zoran Zaev.

Nuk do të kërkojë përgjegjësi nga Xhaferi, por thotë se ai duhet të sqarohet për atë çfarë ndodhi atje.

“Talat Xhaferit në kundërshtim me Kushtetutën është drejtuar në shqip në PE. Është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione. Në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, te e treta në gjuhën shqipe, duke u provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ka shtuar, se “nuk do të kërkojë përgjegjësi, por se pret nga kryetari Kuvendit që të sqarojë atë çfarë ndodhi atje”.

“Ai është njëri nga më kryesorët për të ruajtur Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Pres që secili prej nesh të jetë ruajtës i Kushtetutës”, tha Zaevi më tej.

Nga ana tjetër Xhaferi ka deklaruar se nuk mendon se e ka shkelur Kushtetutën dhe se përdorimin e gjuhës shqipe ka përdorur të drejtën e tij natyrale.