RajoniTop Lajme

Zëdhënësja e Qeverisë: Fustani i vajzës së Kurtit është i huazuar

Shpërndaje

Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi ka sqaruar se fustani i vajzës së kryeministrit Albin Kurti për të cilin u raportua se kushtonte shumë, është huazuar nga disa dizenjatore kosovare.

Ja reagimi i saj:

I quajtur “The Strawberry Dress,” fustani me dredhëza të vogla të qëndisura, u bë ndër veshjet më të popullarizuara në internet gjatë kohës së pandemisë.

Në Festivalin e filmit në Kanë, ku sot u dha premiera botërore e filmit nga Kosova, “Pa vend”, vajza e kryeministrit, Lea pati të veshur fustanin e dizajnuar nga Lirika Matoshi, i punuar nga gratë e Kosovës.

Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve.