Maqedoni

ASH kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vazhdimin e regjistrimit për 10 ditë

Shpërndaje

Tash më që po afrohet fundi i regjistrimit, në adresën tonë kanë arritur shumë ankesa nga ana e qytetarëve të cilët ankohen se në shtëpitë e tyre nuk ka shkuar asnjë komisioner që t’i regjistrojë. Ky është skandal, sepse ligji obligon të shkohet në çdo amvisëri dhe të regjistrohet cdo qytetar.

Fatkeqësisht skenaret e errëta që i paralajmëruam ne si opozitë shqiptare po bëhen realitet dhe kjo falë vazalit të përhershëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që është BDI.

Para 11 viteve e ndërprenë regjistrimin dhe nuk dhanë asnjë spjegim për opinionin. Tash e shtyn regjistrimin me qëllim manipulimin e të njejtit, që i shërben ndoshta çdokujt vetëm shqiptarëve jo.

Dihet mirëfilli se ne ishim të vetmit që e kundërshtuam shtyerjen e këtij procesi dhe tash i bie që kemi pasur plotësisht të drejtë. Regjistrimi u shty thjesht për ta shuar euforinë dhe motivin e shqiptarëve per t’u regjistruar. A e din dikush që diaspora thjesht prej momentit të shtyerjes e ka injoruar totalisht këtëe proces dhe nuk ka vazhduar të regjistrohet. Pra, dëshmohet ajo që thonim ne se është një vendim politik kryesisht kundër përgjigjes masovike të shqiptarëve për t’u regjistruar.

Pak rëndësi kanë videot reklamuese të regjistrimit të krerëve të partive politike kur në këtë proces kane ngelur të paregjistruar qytetar të zakonshëm.

Enti i statistikave të punojë pandërprerë edhe 24 orë po qe nevoja, në ditë në mënyrë që mos të ngel asnjë qytetar i paregjistruar, e jo deri më tash ku nuk i kanë lejuar regjistruesit të mos i regjistrojnë 5-6 shtëpi në ditë, sipas informatave nga regjistruesit, me arsyetime se gjoja bllokohet dhe nuk punon serveri.

Parlamenti urgjentisht të thirre seancë dhe të parashikojë 10 ditë shtesë për regjistrimin, gjë që ka qenë propozim i grupit parlamentar të Aleancës dhe Alternativës prej muajit janar kur u soll ligji për regjistrim.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë cdo mundësi per tu regjistruar, e pse jo duke u paraqitur edhe te qendrat që i ka caktu enti i statistikave megjithse obligimin e kanë pasur të shkojnë në shtëpi të bëjnë regjistrimin e popullsisë.