Edi Rama shkon në Abu Dhabi: I ftuar nderi në Konferencën e Politikave Botërore

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi pasditen e sotme. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i qeverisë shqiptare, përmes disa fotove të publikuara në profilin e tij në Facebook. Krah fotove, Rama shkruan se është i ftuar nderi në Konferencën e Politikave Botërore.

“Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference,”- shkruan kryeministri Edi Rama krah fotove ku shihet edhe pritja që i është bërë.