Sport

Joshua fitoi 15 milionë euro nga meçi me Usyk, ukrainasi vetëm 3 milionë

Shpërndaje

Anthony Joshua pësoi humbje shokuese në vendlindjen e tij, të shtunën mbrëma, teka u dominua totalisht për 12 runde nga rivali ukrainas, Oleksandr Usyk.

Eventualisht, britaniku u desh t’ia dorëzonte titujt IBF, WBO dhe IBO në kategorinë e rëndë, për zhgënjimin e miliona fansave të tij anë e mbanë botës, transmeton Periskopi.

Dhe, sipas, ‘Total Sport’, Joshua ka fituar 15 milionë euro nga meçi me Usyk, ndërsa ky i fundit vetëm 3.5 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse të ardhurat e Usyk do të rriten për rimeçin, i cili duket i pashmangshëm.