Mblodhi fletët e grisura, Rama: Mjedisi nuk është as i majtë, as i djathtë (Video)

Shpërndaje

Kryeministri Rama ka ndarë videon teksa mblidhte fletët e grisura në Kuvend në faqen e tij në Facebook.

Krahas videos Rama ka shkruar se mjedisi nuk është as i majtë e as i djathtë, por është i qytetarëve.

Rama shtoi se gjesti i opozitës është i turpshëm dhe një shembull i keq për shoqërinë.

Postimi i Ramës:

Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë. Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku.