Nis gjykimi ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale (Video)

Shpërndaje

Ndaj Salih Mustafës ish eprorit të UCK-së që vepronte në zonën e Llapit  një vit pas arrestimit të tij sot filloi shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Musatafa po ballafaqohet me Prokurorinë Speciale nën akuzën për vrasje, ndalim arbitrar, torturë dhe trajtim mizor.

I pyetur nga gjykatësja speciale se a e kupton aktakuzën Musatfa deklaroi se: “E kuptoj akuzën, por s`ka asgjë të vërtetë”, tha Salih Mustafa.

E për këto akuza ai tha se: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkon kjo zyre”, deklaroi Musatfa.

Lidhur me këto akuza Mustafa më 28 tetor 2020 në Hagë ishte deklaruar  i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së konfirmuar më 12 qershor 2020, Salih Mustafa- komandant Cali po akuzohet si epror i njësitit BIA, që kishte 500-600 anëtarë, vepronin kryesisht në zona të mëdha urbane si Prishtina dhe Obiliqi dhe përreth këtyre zonave, si dhe në rajonin e Gollakut në të cilin ndodhet fshati Zllash.

Sipas aktakuzës, njësiti BIA vepronte në  një kompleks në Zllash që përfshinte një numër ndërtesash e përdorej si vendstrehim të sigurt dhe si qendër ndalimi dhe marrjeje në pyetje.

Me aktakuzë  Mustafa ngarkohet se mes 1 dhe 19 prillit 1999 së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Sipas aktakuzës, personat e ndaluar u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.

Aktakuza thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, kishin kryer trajtim mizor sepse 6 të ndaluarëve nuk u kishin mjaftueshëm ushqim, ujë dhe kushteve higjienike
Pjeka e akuzës  që  ngarkon Mustaën me torturë thotë se i akuzuari Mustafa së bashku me pjesëtarët e tjerë të UÇK-së ndaj personave të ndaluar u shkaktuan viktimave vuajtje ose dhimbje shumë të rënda me synim marrjen e informatave ose deklaratave pranuese, duke i ndëshkuar, frikësuar ose shtrënguar viktimat ose duke i diskriminuar viktimat, ndër të tjera për arsye politike.

Aktakzua ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellur personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur dhe shënjestruar më shumë se personat e tjerë.

Sipas aktakuzës, gjatë kohës së ndalimit të personit të vrarë, familjarët e tij vazhdimisht kishin kërkuar informata rreth tij, por nuk i ishin dhënë informata të plota, ose u ishin dhënë informata të rreme.