MaqedoniTop Lajme

Përfundoi regjistrimi 2021, janë mbyllur aplikacionet për regjistrim në vend dhe jashtë

Shpërndaje

Aplikacionet për regjistrim në vend dhe për vetregjistrim në diasporë janë mbyllur sonte në ora 20, me çka përfunduan aktivitetet regjistruese në kuadër të Regjistrimit të popullatës, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021.

Operacioni më i madh statistikor pas 20 vjetëve ka zgjatur 26 ditë, nga 5 shtatori deri më sot.

Enti Shtetëror i Statistikave në ditët në vijim duhet t’i bëjë verifikimet e fundit dhe grumbullimin e të dhënave, si dhe aktivitetet teknike të pagesës së regjistruesve.

Rezultatet zyrtare nga regjistrimi ESHS duhet t’i publikojë më së voni për gjashtë, gjegjësisht deri në fund të marsit të vitit 2022.

Regjistrimi 2021 është zbatuar nën masa të rrepta sigurie dhe në kushte të pandemisë së Kovid-19, konform metodologjisë së re të Eurostat dhe për herë të parë me model të kombinuar – përveç grumbullimit të të dhënave drejtpërdrejtë nga popullata në terren, janë përdorur edhe të dhënat nga e ashtuquajtura Bazë pararegjistruese, ku me shënimin e numrit amë të qytetarit në aplikacionin regjistrues, automatikisht u tërhoqën të gjitha të dhënat që për këtë person ekzistojnë në bazat e shtetit.