Rama publikon pamjet nga Durrësi: Vendi ku xhiroheshin kronikat më të zeza, po merr formën përfundimtare të një oazi të ri rekreativ

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit, siç thotë ai po merr formën e një oazi të ri rekreativ.

Bëhet fjalë për Porto Romanon, një zonë të ndotur, në fokus shpeshherë të kronikave jo vetëm në mediat vendasi.

Rama shkruan se së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive etj.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.