Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Shpërndaje

BDI dhe lideri i saj sonte sërish kanë qendruar në Gostivar për të kërkuar mbështetje për kandidatin e tyre për kryetar komune, Nevzat Bejta.

“Takuam sot aktivin politik të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, si dhe bashkëbiseduam me qytetarët e Lagjes së Re për misionin e ri të fuqizimit dhe përparimit të Gostivarit. Më 31 Tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi, atij të realizimit të programit të shumë projekteve cilësore që ka mbështetjen maksimale të të gjitha strukturave tona”, shkruan lideri i BDI-së Ali Ahmeti në rrjetet sociale.