Bekim Jashari merr mbështetje të fuqishme nga Qirezi heroik

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari merr mbështetje të fuqishme nga Qirezi heroik.

Postimi i plotë:

Mbështetje e fuqishme nga Qirezi heroik

Tek Prekazt e Qirezit, në familjen Rama, takuam qytetarë të shumtë, të cilët me prezencën e tyre madhështore dëshmuan edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të ecur drejtë jetësimit të idealit e amanetit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë.

Për Qirezin kemi punuar bukur shumë gjatë këtij mandat, si në rrugë e kanalizim kurse vitin që vjen do ta bëjmë edhe me ujë të pijshëm.

Të gjitha këto sepse e kemi amanet që t’iu shërbejmë denjësisht qytetarëve tonë dhe këtij vendi të shenjtë.

#idealpërskenderaj

#ideal113

Faleminderit të dashur fermerë, do të vazhdoj të jem çdoherë afër jush

Para shumë fermerëve të komunës sonë, shpalosëm programin tonë zgjedhor dhe qeverisës 2021-2025, i cili parasheh mbështetje me grante të ndryshme për mbi 6000 fermerë, në të gjithë sektorët e bujqësisë në vlerë prej rreth 3 milion euro, bashkë me donatorë.

Brenda mandatit të dytë do të realizojmë edhe projektin milionësh të serrave vertikale, me kosto të projekt mbi 12 milion euro, me 200 punëtorë të punësuar nga komuna jonë si dhe fermerët tonë do të trajnohen dhe do të kenë tregun e sigurt për shitjen e produkteve të tyre.

Për fermerët tonë do të ndajmë edhe një fondi të veçantë për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore.

Kështu duke mbështetur fermerët dhe bujqësinë do të arrijmë zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale.

#idealpërskenderaj

#ideal113