Grubi nga Çairi: Çairi mbetet shembulli i punës së përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe i derës së hapur për të gjithë

Shpërndaje

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar sot tubimet zgjedhore në Komunën e Çairit me prezantimin e kandidatit të saj Visar Ganiu, listën e këshilltarëve për Qytetin e Shkupit të kryesuar nga Ardijan Muça, listën e këshilltarë komunal në krye me znj. Sermine Purrini, si dhe programin e punës për mandatin e ardhshëm të bazuar në përbetimet e agjendës së blertë.

Qytetatëve të pranishëm në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Çair iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, Shefi i Shtabit Lokal Zgjedhor dhe deputeti i zonës Izet Mexhiti, kandidati për kryetar komune Visar Ganiu, si dhe kryesuesit e listave për këshilltarë në Qytetit e Shkupit dhe Komunën e Çairit, Ardijan Muça dhe Sermine Purrini.

Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi ishte prezent duke i dhënë përkrahje të madhe Visarit, Ardijanit dhe Sermines për Çairin e së ardhmes me perspektivë edhe më të madhe të zhvillimit.

Postimi nga Grubi:

E jashtëzakonshme ishte sot atmosfera në sallën sportive “Shaban Tërstena” në përkrahje të Visarit, Ardijanit dhe Sermines për Çairin e së ardhmes me perspektivë edhe më të madhe të zhvillimit.

Çairi mbetet shembulli i punës së përkushtuar në shërbim të qytetarëve dhe i derës së hapur për nevojat e tyre. E blerta si agjendë proeuropiane e zhvillimit do ta bëjë edhe më të suksesshme dhe më efikase në shërbim të cilësisë së jetës si imperativ.

Vepro drejtë, voto blertë!

Rrethoni numrin 3!

💚🗳3️⃣✅