Ish organizatori i fushatës së Obamas: Vota për VV-në është votë për ta përsosur Republikën ton

Shpërndaje

Arun Chaudhary, i cili organizoi fushatën e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama në vitin 2008, tash e një kohë është duke ia organizuar fushatën Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të saj, Albin Kurti e tash së fundi, ai u pa edhe në fushatën e kandidatit të VV-së për Prishtinë, Arben Vitia.

Chaudhary, në një postim në Instagram tha se është koha e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale të dielën.

“Partitë dhe Kryeministrat mund të aktivizojnë bazën, mund t’i bëjnë gjërat të rrotullohen, por * ju * jeni zëri më bindës për ata në jetën tuaj”, shkroi Chaudhary në llogarinë e tij në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Chaudhary, tha se Kosova po përjeton rritje ekonomike të paparë dyshifrore dhe një rritje në eksportet dhe një rritje në remitanca.

“Kjo nuk është rastësi. Është rezultat i zgjedhjeve që kemi bërë; korrupsionin që e kemi çrrënjosur, vlerat që mbajmë”.

“Në këto zgjedhje të ardhshme ne kemi një mundësi të madhe, jo vetëm për të mbrojtur këtë përparim të çmuar që kemi bërë, por për të zgjeruar qëllimet tona, për të ripërcaktuar atë që është e mundur”, shkroi Chaudhary, përcjellë Klankosova.tv.