Paraqiten gjurmë të reja për arratisjen e Gruevskit?

Shpërndaje

Tre vite pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, ende nuk dihet se kush e ndihmoi ish kryeministrin të largohet nga vendi dhe pa u vërejtur të shkojë në Budapest. Nga Prokuroria megjithatë kanë deklaruar se hetimet ende vazhdojnë dhe nuk janë mbyllur.

“Lënda lidhur me arratisjen e Gruevskit ende është aktive dhe prokurori kompetent që vepron me këtë lëndë, ndërmerr veprime për të cilat opinion do të informohet në momentin kur prokuroria do të vlerësojë se nuk do ta dëmtojnë procedurën”, anë deklaruar nga Prokuroria, transmeton Zhurnal.

Nga përgjigja mund të kuptohet se Prokroria sërish e ka aktivizuar hetimin, pasi një kohë të gjatë kishte ngecur në vendnumëro. Para ca kohe, prokurorja Villma Ruskovska deklaroi se posedon informata, por jo edhe dëshmi për të ngritur padi për rastin.