Jep dorëheqje drejtori i minierës së Trepçës, Nexhat Dedia

Shpërndaje

Pas largimit të u.d. të kryeshefit në ndërmarrjen Trepça, Rafet Ibishi, sot është larguar edhe Nexhat Dedia.

Dedia deri tani ka qenë duke udhëhequr me minierën e Trepçës, shkruan Jepi zë.

Kjo dyshe Ibishi dhe Dedia sipas minatorëve ka arritur ta stabilizojë gjendjen financiare dhe ta rrit prodhimin në ndërmarrje, me ç’rast është rritur edhe inkasikmi.

Stabiliteti financiar ka bërë që minatorët të mos protestojnë më për paga.
Ndryshe bordi i Trepçës ditë më parë ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi, dhe duke e vendosur Enis Abdurrahmanin.

Kjo situatë e krijuar ka bërë që të shkaktohen protesta nga minatorët, të cilët disa prej tyre dje kishin sulmuar edhe kryeshefin e ri dhe drejtorin e administratës.