Radev tregon kushtin për hyrje të RMV-së në Bashkimin Evropian

Shpërndaje

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev bëri thirrje për respektim të të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë dhe theksoi se ky është parakushti për integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radev e komentoi edhe temën për varret e shkatërruar ushtarake bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai tha se rastin po e hetojnë Ministria bullgare e Punëve të jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes dhe theksoi se, sipas tij, ky paraqet proces sistematik të zhbullgarizimit, proces të jetësimit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Jo rastësisht e parashtrova mu këtë çështje në Këshillin në Lubjanë. Ky është parakushti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE- të drejtat e bullgarëve, mosdiskriminimi, si dhe integrimi i tyre i plotë në jetën kulturore, ekonomike, shoqërore dhe politike të këtij vendi. Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja jonë që kërkesat e tyre të njihen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, dhe të solemnisht të shpallen nga presidenti, qeveria dhe parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shtoi Radev.

Bullgaria do të reagojë në mënyrë kategorike, dhe tashmë nuk do të lërë asnjë rast të tillë, shtoi Radev, sipas të cilit problemi i vërtetë është zhbullgarizimi dhe diskriminimi i njerëzve me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.