Rama: Do të çojmë satelitë në orbitë, Albania 1 dhe Albania 2

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke iu përgjigjur kritikave të opozitës në Kuvend në lidhje me furnizimin me dronë, tha se Shqipëria do të dërgojë satelitë në orbitë, përcjell Alsat. Rama tha se ky projekt do të realizohet në këtë mandat.

“Do të blejmë dronë, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë, dhe jo në mandatin tjetër, vitin tjetër. Satelitë, Albania 1, Albania 2, në orbitë, do t’i çojmë ngado”, deklaroi Rama.