Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Pasditen e sotme, respektivisht rreth orës 12:30 minuta janë regjistruar dridhje tërmeti në pjesën perëndimore të vendit, përcjell Alsat. Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shqipëri, konkretisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me epiqendër në rajonin e Dibrës.

Nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup njoftojnë se tërmeti ka qenë me intensitet prej 3,6 shkallëve sipas Rihterit, ndërkaq banorët e pjesës perëndimore të vendit tërmetin e kanë ndjerë në intensitet të 3-4 shkallëve.

Ndryshe, një seri tërmetesh janë ndjerë sot pas orës 8 në rajonin e Dibrës.

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=1055309