VISAR GANIU: E vulosëm fitoren tonë në Çair!

Shpërndaje

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integtim dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairiit Visar Ganiu nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se në Çair ka fituar demokracia.Ganiu mes tjerash ka shkruar. Bashkëqytetarë të mi edhe njëherë fitoi bindshëm demokracia në Çair, fitoi familja e madhe Bashkimi Demokratik për Integrim, fitimtarët më të mëdhenj janë banorët e Çairit. Ju qytetarë të Çairit vlerësuat programin tonë serioz, të qendrueshëm e të realizueshëm.Ndërsa ai nga e cila buroi e gjithë forca zgjedhore e gjithë energjia për të shkuar drejt kësaj fitoreje bindëse pa dyshim është lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti. Lokomotiva e pandalshme e këtyre zgjedhjeve në Çair ishin aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ishte Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair me në krye Izet Mexhitin, Forumi i Gruas i BDI-së në Çair ishte Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim për të cilët kamë një falënderim dhe përulje shumë të veçantë. VAZHDOJMË SHUMË MË FUQISHËM, SHUMË MË BINDSHËM SEPSE ÇAIRI ËSHTË KALA JONË E PAMPOSHTUR💚!