Xhaferi: Duhet të votojmë numrin 3 të Dielën tonë fitimtare
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka përmbyllur fushatën për Zgjedhjet lokale me Tubimin e mbajtur sonte në komunën e Gostivarit ku prezantoi kandidatin për kryetar të kësaj komune z. Nevzat Bejta dhe Listën e këshilltarëve të kryesuar nga z. Afrim Aruçi.
Para qytetarëve të Gostivarit fjalim mbajti kryetari i Parlamentit z. Talat Xhaferi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim në këtë fushatë zgjedhore, nga Likova e deri në Strugë para votuesve ka prezantuar program cilësor, ka prezantuar Agjendën e blertë e cila në vete ngërthen jetë, kurse në asnjë moment nuk është marr me oponentët politik pasi që atyre përgjigjen më të mirë do tua japin qytetarët të dielën, në ditën e votimit.
“Neve na kanë tentuar të na nënshtrojnë nëpër histori të ndryshme. Dua të rikujtoj historinë më të re tonën për flamurin që na dhunuan dhe na vranë por nuk na nënshtruan. Sot jemi para jush të ju ftojmë bashkërisht dhe të vlerësojmë se çfarë është bërë e çfarë jo në këto 4 vite. Kur tash jam në këto tema shtrohet fjala për çka mbahet mend 2005-2009, për pastrimin e qendrës që ishte shndëruar në qendër të së keqes dhe bërë qendrën që është sot. Duhet të votojmë numrin 3 pasnesër, ditës së të Dielës tonë fitimtare”, ka theksuar Xhaferi.