MaqedoniTop Lajme

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk.

Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit Ahmeti lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Bullgari, derisa ka theksuar se autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Postimi i plotë nga Ahmeti:

Mirëprita sot në takim eurodeputetin nga Bullgaria z. İlhan Kyuchyuk të cilit i shpreha faleminderimin për ndihmën që autoritetet bullgare e japin për hetimin e plotë dhe transparent të rastit tragjik ku humbën jetën shumë qytetarë të vendit tonë.

Shprehëm ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve që humbën më të dashurit e tyre dhe uruam shërim sa më të shpejtë të mbijetuarve.

Urova eurodeputetin Kyuchyuk për mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari dhe rezultatin zgjedhor duke shpresuar në formimin sa më të shpejtë të institucioneve atje dhe vazhdimin e dialogut për zhbllokimin e rrugës së integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Europian. Vendi i Maqedonisë së Veriut është padyshim në familjen e madhe europiane!