Aleanca për Shqiptarët – Dega Dibër zbulon detaje që vënë në dyshim fitoren e Hekuran Dukës

Shpërndaje

Aleanca Për Shqiptarët – Dega Dibër zbulon detaje që vënë në dyshim fitoren e Hekuran Dukës.

Reagimi:

Ne nuk mund të bashkpunojmë me strukturë kriminale, me vjedhës klasik, me pretekst Dibrën.

Ju duhet t’ju kërkoni falje Dibranëve dhe të largoheni një ditë e më parë nga keqpërdorimi, përçarja dhe interesat klanore në emër të Dibrës. Dilni në qytet dhe ndjeheni pesimizmin, mllefin dhe zhgënjimin qytetar ndaj një vjedhje të strukturuar në dëm të Dibrës.

Nga qytetari me i thjeshtë e deri tek më intelektuali e ndëgjuam pëshpërimën një zëri: VJEDHJE

Raundi i parë 8090 votues, Raundi i dytë 8622 votues..

Nga 600 votues të ri 85% i mer Hekurani dhe vetëm 15% Bekimi? Si spjegohet dhe a ka emër anormaliteti?!

Ju themi sot me bindje të gjithë qytetarëve se po ky regjim duhet të mposhtet dhe do ta mposhtim me patjetër. Të presim reagimin e organeve kompetente dhe të tregojmë para jush me fakte dhe emra se si sot z. Hekuran Duka pretendon të jetë kryetar i Dibrës.

Në cilën zyrë mbaheshin njerëz, dhe nga cila anë kishim “mysafirë”.

Pse fingërprinti nuk identifikoi disa persona, ç’ne letërnjoftimet?!

Hekuran, nëse vërtet pretendon të jesh i ndershëm, distancohu, tërhiqu sepse do jesh i kapur përjetësisht, dhe do ta lësh të ardhmen e Dibrës në duar të dyshimta.

Dibra vërtet mbetet e Dibranëve, por ju mbeteni njolla më e hidhur e historisë së saj.

Aleanca Për Shqiptarët – Dega Dibër