Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns takon kryetarin e Tetovës, Bilall Kasamin

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës z.Bilall Kasami, priti në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut znj.Kejt Bërns.

Me këtë rast Kasami ka falenderuar ambasadoren Bërns për mbështejen që japin SHBA-të për Maqedoninë e Veriut duke shpresuar se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-të do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimeve të përbashkëta të Republikës e Maqedonisë së Veriut në integrim në Bashkimin Evropian.