Departamenti Shtetëror pas dorëheqjes së Zaev: SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Qeverinë për në rrugën drejt BE-së

Shpërndaje

Departamenti Shtetëror për “Zërin e Amerikës” u shprehën se “SHBA-të presin që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat me interes të përbashkët”.

Në deklaratë thuhet se “SHBA-të e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm në rajon dhe me padurim presin të vazhdojë bashkëpunimi me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në fushat me interes të përbashkët deri sa vazhdon me përparimin që arriti drejt integrimit euroatlantik”.

Ndryshe, Zaev pas shpalljes së rezultateve zgjedhore dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, ndërsa sot Qeveria doli me deklaratë se shumica qeveritare është stabile dhe se do të vazhdohet me qeverisje.