Dëshmia ekskluzive e djalit të shoferit që humbi jetën në tragjedinë e Bullgarisë

Shpërndaje

Në një intervistë ekskluzive për Televizionin Alsat, flet Besar Memeti, djali i të ndjerit Kadri Memeti, një nga dy shoferët e autobusit të djegur në Bullgari. Ai tha se babai i tij gëzonte shëndet të plotë dhe kishte më shumë se 20 vite që ishte shofer profesionist. Në intervistën prekëse, Besari flet edhe për bisedën e fundit me të atin. I ndjeri kishte blerë një biçikletë në Turqi për t’ia sjellë mbesës së tij, të cilës po i afrohej ditëlindja. Besar Memeti bëri apel deri tek mediat që të mos dezinformojnë dhe të kenë respekt për dhimbjen që po kalojnë familjet që në këtë aksident humbën më të dashurit.