BDI-LSDM refuzojnë amendamentet e ASH-së për rritjen e pagave

Shpërndaje

Deputetët e BDI-së dhe LSDM-së janë shprehur kundër rritjes së pagave në të gjitha sektorët e administratës publike dhe shtetërore. Ata sot në Kuvend refuzuan tre amendamentet e Aleancës për Shqiptarët me të cilat propozohet rritje e pagës në menyre ekuivalente me rritjen e pagës minimale. Deputetët e ASH-së, poashtu edhe mbështetjen financiare për biznesin gjatë rritjes së pagave, por edhe kjo u refuzua nga BDI dhe LSDM.

Para fillimit të mbledhjes së komisionit për punë dhe politikë sociale, kordinatorja e ASH-së, Ilire Dauti, përmes një konference njoftoi mbështetjen për rritjen e pagës minimale dhe shpalosi amendamentet me të cilat kërkohet rritje ekuivalente të pagave të tjera si në arsim, administratë dhe sektorë të tjerë.

“Pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve të cilat janë të domosdoshme për jetësë dhe jo vetëm, rritjes së çmimit disa herë më radhë të energjisë elektrike dhe rritjes së vazhdueshme të çmimit të derivative të naftës, rritja e rrogës minimale është e domosdoshme dhe e pashmangshme. Së dyti-kjo rritje e egër e çmimeve ka prekur rëndë në xhepin e çdo qytetari, prandaj nëpërmjet amandamentit të propozuar që sot në Komisionin për Punë dhe Politikë sociale do jetë pjesë e debatit, kërkojmë që: lartësia e pagave të të punësuarve në sektorin public, të vërtetuara me ligje të posaçme, rregulla të përgjithshme për marrëdhëniet e punës dhe marrëdhëniet kolektive, të rriten në mënyrë ekuivalente me rritjen e rrogës minimale, të vërtetuara me Ligjin e pagës minimale duke filluar me pagesën e rrogës për muajin mars të vitit 2022, përveç personave të zgjedhur dhe të emëruar”, tha deputetja Dauti.